18-vjeçarja Natalie Murtati, e cila dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri pas mesnate në zonën e Saukut, ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Burime spitalore bëjnë me dije se e reja është koshiente dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor. Sipas të dhënave paraprake, ajo ka marrë një plumb në pjesën e kraharorit, me hyrje-dalje, ndërsa mjekët po ndjekin nga afër ecurinë e saj klinike.
Pas transportimit me urgjencë drejt spitalit, 18-vjeçarja mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aktualisht po mbahet në observim për të shmangur komplikacione të mundshme.
Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ndodhi plagosja, e cila dyshohet të ketë qenë vetëplagosjeje.
Lini një Përgjigje