TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2026, 10:40

Policia kap armë të ndryshkura në Tiranë, arrestohet 63-vjeçari 

Shkruar nga Pamfleti

Policia kap armë të ndryshkura në Tiranë, arrestohet

Një 63-vjeçar banues në Bërzhitë, është arrestuar nga policia pas zbulimit të disa armëve zjarri në banesën e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e 63-vjeçarit, efektivët gjetën dhe sekuestruan një automatik, një pushkë, tre armë gjahu, dy armë të ftohta dhe municion luftarak, të cilat nga pamjet e fotove duket se janë të vjetra. 

Policia arrestoi 63-vjeçarin për armëmbajtje pa leje.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Kllojka”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kllojka” në kuadër të të cilit, u arrestua shtetasi:

-M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Bërzhitë.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e 63-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri(një automatik dhe një pushkë), 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

armembajtje arrestohet 63 vjecari

Lini një Përgjigje