Një shqiptar i lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë pre e shantazhit dhe kërcënimeve nga një tjetër shqiptar, i cili i kërkonte para.
Mësohet se shqiptaro-amerikani është paraqitur mesditën e sotme në policinë e Durrësit për të denoncuar rastin.
Sipas tij, Benardo Doçi, 25 vjeç, banues po në Durrës, e ka kërcënuar vazhdimisht përmes celularit për t’i dhënë një shumë prej 5 mijë eurosh.
Sipas policisë, i riu durrsak e ka kërcënuar me fjalë të ndryshme nga “do të të rrah” deri tek “do të të vras” nëse nuk i jepte paratë.
Për të shmangur situata të pakëndshme, shqiptari që ka lindur në SHBA, i ka dhënë rreth 500 dollarë Benardo Doçit dhe ka bërë denoncimin në polici. Policia u vu menjëherë në ndjekje të tij.
Lini një Përgjigje