TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2023, 13:37

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, izolohet në ‘41 Bis’ Sokol Mjaçaj

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve

Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP "Peqin", është izoluar në regjimin '41 Bis'.

Urdhëri për izolimin e Mjaçajt e dha ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. 

Manja është shprehur se do të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendosjen në regjimin e posaçëm (41/b) për të gjithë ata të paraburgosur dhe të dënuar që cënojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal brenda i IEVP-ve.

"Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!", tha Manja.

Aktualisht në regjimin “41 biss” janë Alber Kupa, Viktor Ymeri, Aleksandër Llanaj, Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri, Kelend Çala, Eldi Çala dhe Redjan Rraja.

Kush është Sokol Mjacaj:

Sokol Mjacaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015 në Prekal të Shkodrës. Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre. 

Pas marrjes në pyetje nga policia, Mjacaj ka rrëfyer dhe dinamikën e ngjarjes. Sipas tij ka hipur në Lotaj në mjetin e dy turistëve çekë, nën kërcënimin e armës, me qëllimin final për t'u marrë makinën.

Por në Prekal Michael Svatos ka tentuar t'i marrë automatikun. Në këtë moment 20-vjeçari ka qëlluar duke vrarë fillimisht 27-vjeçarin dhe më pas të dashurën e tij.

I lindur më 14 shkurt të vitit 1995, Sokol Mjacaj ka bërë 4 vite burg për vrasjen e një fëmije në bashkëpunim, ngjarje që e ka kryer në moshën 15-vjeçare.

‘41 bis’ sokol mjaçaj izolim vrasje

Lini një Përgjigje