TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2023, 13:20

Të shtënat me armë në Pezë Helmës, kush janë babë e bir që u arrestuan nga policia

Shkruar nga Pamfleti

Të shtënat me armë në Pezë Helmës, kush janë

Gëzim dhe Orjent Hysa, përkatësisht 58 dhe 22-vjeç janë arrestuar nga policia e Tiranës lidhur me ngjarjen e raportuar një ditë më parë në Pezë Helmës.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre në fshatin Mënik, iu gjet armë zjarri kallashnikov, 4 krëhra dhe sasi municioni luftarak.

Kujtojmë se fillimisht ata njoftuar policinë për të shtënat, e cila pasi mbërriti në vendin e ngjarjes, ka marrë dëshminë e tyre.

Babë e bir kanë pretenduar se 3 apo 4 ditë më parë kanë tentuar t’i grabisin shtëpinë, por kjo sipas burimeve të policisë akoma nuk është vërtetuar.

Mbrëmjen e së enjtes denoncuesi ka pretenduar se ka parë një person të maskuar në oborrin e shtëpisë. Menjëherë ka hyrë në shtëpi, ka marrë kallashnikovin që e ruante që prej ’97-ës dhe ka qëlluar 4-5 herë në ajër. Sipas tij, personi me maskë që është larguar me shpejtësi i është kundërpërgjigjur me armë.

"Telefonuan Policinë me pretendimin se disa persona kishin hyrë në oborrin e banesës së tyre, dhe kishin qëlluar në ajër me armë zjarri, vihen në pranga babë e bir. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, e përdorur gjatë ngjarjes, 4 krëhra dhe sasi municioni luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Mënik, një shtetas pretendonte se persona të paidentifikuar kishin hyrë në oborrin e banesës së tij, dhe kishin qëlluar në ajër me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Rrethanat: Shtetasi G. H., 58 vjeç, mbrëmjen e djeshme ka telefonuar Policinë duke pretenduar se persona të paidentifikuar, ishin futur në oborrin e banesës së tij, dhe kishin qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se personi që ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, është shtetasi O. H., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. H., dhe O. H., (babë e bir), të dy banues në Mënik. Gjatë kontrollit të banesës së dy të arrestuarve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, të përdorur gjatë ngjarjes, 4 krëhra dhe sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridikdionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

peze helmes te shtena arme babe e bir

Lini një Përgjigje