
Sokol Mjacaj ka plagosur Indrit Shaqjan dhe Arben Lleshin, por ky i fundit ndërroi më pas jetë.
Zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit. Mësohet se ka pasur një konflikt mes 3 të burgosurve, ku ka pasur dhe të shtëna me armë zjarri.
Sipas burimeve në përplasje janë përfshirë Sokol Mjacaj, Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi, të tre të dënuar me burgim të përjetshëm. Mësohet se Sokol Mjacaj ka plagosur Indrit Shaqjan dhe Arben Lleshin, por ky i fundit ndërroi më pas jetë. Nuk dihet ende se si Mjacaj e ka futur armën në qeli, pasi edhe gardianët brenda nuk mbajnë armë.
Ndërkohë, raportohet se i dënuari për vrasjen e dy të turistëve çekë ka marrë peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nuk ka policë apo civilë të lënduar.
“Për shkak të një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm kanë mbetur të plagosur dy prej dhe ndërkohë situata po menaxhohet! Ju sqarojmë që s’ka asnjë gardian, staf policor dhe civil të lënduar“, njofton Drejtoria e Burgjeve.
Sokol Mjaçaj është dënuar nga gjykata si autor i vrasjes së dy turistëve çekë, Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe me qëllim grabitjen e mjetit të tyre fuoristradë. Ngjarje kjo e ndodhur në korrik të vitit 2015, në zonën e Dukagjinit, në Shkodër.
Dyshohet se Sokol Mjacaj është paguar nga persona të tjerë për të ekzekutuar një person.
Ndërsa konflikti dyshohet të ketë ndodhur në kuzhinën e burgut të Peqinit. Gjithcka ka ndodhur e përpiluar deri në detaje, për marrjen e pistoletës.
Nuk dihet ende nëse ai është ngutur për të kryer një veprim të tillë kur ministria e Dretjësisë vendosi dërgimin e tij në regjimin “41 bis”.
Sa i tkaon viktimës, Arben Lleshi ishte dënuar për vrasjen e bashkëkombësit të tij Agim Hoxha në Sauthempton. Ngjarja është shënuar më 10 prillin 2013 kur Arben Lleshi 27 vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën 29 vjeç në Sauthempton të Anglisë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje