TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Nëntor 2023, 12:12

Dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin privat në Tiranë, lihet në burg edukatorja Majlinda Dehima

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin privat në Tiranë, lihet

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg edukatoren Majlinda Dehima, e cila akuzohet se dhunoi 3-vjeçaren në ambientet e kopshtin privat “Stinët” në kryeqytet.

Para gjykatës, edukatorja është shprehur se nuk e kam prekur me dorë 3-vjeçaren.

"Jam shumë e prekur me atë që ka ndodhur, nuk e kam kuptuar situatën fillimisht, më vonë e konstatova dëmtimin. Kërkoj shumë ndjesë familjarëve, jam shumë e prekur, nuk do kisha dashur kurrë një situatë të tillë të kishte ndodhur."-tha  Majlinda Dehima në gjykatë.

Masa nga prokuroria u kërkua pasi ka marrë në dorëzim pamjet filmike të kopshtit privat, ku shihej në disa episode dhuna ndaj të miturës.

Majlinda Dehim  akuzohet se dhunoi barbarisht një vajzë 3-vjeçare në kopshtin “Stinët” në Tiranë. Si pasojë e dhunës, vajza pësoi thyerje të këmbës.  Ajo ka shprehur pendesë për ngjarjen dhe u ka kërkuar ndjesë familjarëve.

Përmes avokatit, Dehima ka kërkuar masë më të butë sigurie. Dehima ka pretenduar se nuk e ka lënduar të vajzën e mitur. 

Lini një Përgjigje