TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Nëntor 2023, 10:26

Shisnin lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohen 4 persona në Kavajë

Shkruar nga Pamfleti

Shisnin lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohen 4 persona

Katër persona janë arrestuar nga policia e Kavajës në vijimi të operacionit “Tempulli”, të cilët u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike afër shkollave dhe nëpër lagje të qytetit.

Sipas policisë, të arrestuarit shisnin lëndë narkotike të llojit kanabis pranë shkollave dhe në ambiente të tjera, të cilat kishin frekuentim të lartë, kryesisht nga të rinjtë.

Të arrestuarit janë Besnik Dulla, Xhevahir Hoti, Zeqir Krasnaj dhe Flori Gjuzi.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 2 vazo dhe 2 qese me lëndë narkotike kanabis, me peshë rreth 655 gramë, dhe një elektroshok.

shkolla kanabis shitje arrestim

Lini një Përgjigje