
Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar “Transportuesi” pasi mbante armë zjarri në makinë.
Sipas policisë, shtetasi Klajd (Albert) Celaku (Çelaku), akuzohet për trafik të armëve nga Kosova në Shqipëri.
Gjatë kontrollit të automjetit që 44-vjeçari drejtonte, janë gjetur dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me fishek në fole, gati për qitje, një silenciator, krehra e municion luftarak.
Policia ka sekuestruar gjithashtu automjetin dhe aparatin celular.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar veprimtarinë e paligjshme të 44-vjeçarit si dhe lidhjet e tij në trafikun e armëve. Sipas njoftimit të bërë publik nga ana e policisë, 44-vjeçari rezulton me disa identitete.
Lini një Përgjigje