TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Nëntor 2023, 08:33

Gjendet i pajetë emigranti në Devoll, policia jep detaje

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet i pajetë emigranti në Devoll, policia jep detaje

Një emigrant i paligjshëm është gjendur i pajetë në pyllin e fshatit Trestenik të Devollit në kufi me Greqinë. Sipas informacioneve mësohet se emigranti është i kombësisë siriane dhe trupi i tij është gjetur nga policia dhe Frontex.

Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë gjetur 40-vjeçarin. Të dhënat paraprake bëjnë me dije se në trupin e sirianit nuk janë gjetur shenja dhune, dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti.

“Më datë 12.11.2023, rreth orës 07:10, në pyllin e fshatit Trestenik, Devoll, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.  Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar për shkaqe natyral”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjia e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

sirian i pajete devoll

Lini një Përgjigje