TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Nëntor 2023, 13:16

Detaje nga plagosja me armë zjarri në Fier, të rinjtë përdorues të lëndëve narkotike

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga plagosja me armë zjarri në Fier, të rinjtë

Një sherr mes dy të rinjve në Fermën Çlirim në Fier ka përfunduar në plagosje me armë zjarri. Mësohet se Gentjan Vrenozi ka plagosur në krahë Mevlud Hasën, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit.

Mediat raportojnë se dy të rinjtë janë përdorues të lëndëve narkotike,gjë që ka sjellë dhe një përplasje me tyre.

Autori është person me probleme familjare, i divorcuar, por nuk ka precedent penal.

Aktualisht, Vrenozi po merret në pyetje nga policia, ndërkohë, më vonë pritet që dhe Hasa të kalojë në këtë proces.

"Rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. H., 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim.

Shtetasi M. H. është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. V.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia. 

plagosje sherr fier policia

Lini një Përgjigje