32 vjeçari Fation Ndrejaj ka rënë në prangat e policisë së Rrëshenit pasi u kap me armë zjarri.
Ai u arrestua teksa po lëvizte në qytet i armatosur me armë zjarri pistoletë me fishek në fole të gatshme për qitje.
Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë dy vëllezër, 36 dhe 41 vjeç, pasi nga kontrollet në banesa iu janë gjetur një armë sportive dhe një sasi fishekësh që posedoheshin pa leje.
Armët dhe municioni janë sekuestruar nga policia, në cilësinë e provës materiale.
"U arrestua në flagrancë shtetasi F. N., 32 vjeç, banues në Rrëshen, pasi u kap duke lëvizur në qytet, i armatosur me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasit M. Ll., 36 vjeç dhe V. Ll., 41 vjeç, vëllezër, të dy banues në Rrëshen, pasi nga kontrollet në banesa iu janë gjetur një armë sportive dhe një sasi fishekësh që posedoheshin pa leje."-njofton policia.
Lini një Përgjigje