TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Nëntor 2023, 22:52

Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren në furgonin që transportonte nxënës, ndalohet 36-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren në furgonin që transportonte

Një 36-vjeçar është ndalur mbrëmjen e sotme në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 14-vjeçare.

Sipas burimeve policore, autori i dyshuar, shtetasi me iniciale N. J., punonte si shofer i furgonit që transportonte nxënësit.  Sakaq mësohet se 36-vjeçari ngacmonte seksualisht të miturën për rreth një vit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Këlcyrë pas kallëzimit të bërë nga një 14-vjeçare se drejtuesi i furgonit që transportonte nxënës shkolle, e kishte ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme përreth 1 viti, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i punës, është bërë kapja e shtetasit N. J., 36 vjeç, banues në fshatin Katundisht, Këlcyrë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë ndalimi i tij për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje