TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Nëntor 2023, 09:18

Organizonin lojëra fati, arrestohen 4 persona në Fier; 2 të tjerë procedohen në gjendje të lirë

Shkruar nga Pamfleti

Organizonin lojëra fati, arrestohen 4 persona në Fier; 2 të

Katër persona janë arrestuar nga policia e Fierit, dy të tjerë janë proceduar penalisht ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Policia bën me dije se gjatë operacionit “Fati i lojërave” u arrestuan shtetasit Arbri Bakalli, Marjo Ogici, Klerdi Tafa dhe Fredi Sulejmani. Ndërkohë, në gjendje të lirë po hetohen shtetasit Tomorr Abazi dhe Shkëlqim Hoxha. Ndërsa në kërkim u shpall Klejdi Jarua alias Aurel Metushi.

Dy shtetasit e proceduar u kapën në këtë ambient, duke vënë baste sportive me celularë.

Lokali i 39-vjeçarit i cili u shpall në kërkim ishte përshtatur për vënien e kundërligjshme të basteve sportive.

Për këto raste u sekuestruan në cilësinë 7 celularë dhe 3 kompjuterë, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

policia fier lojera fati

Lini një Përgjigje