TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Nëntor 2023, 09:30

Tentoi t'i shpëtonte policisë, arrestohet 38 vjeçari i rrezikshëm në Vlorë  

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi t'i shpëtonte policisë, arrestohet 38 vjeçari i

Enron Konomit (Daupi) ka rënë në pranga, pasi lëvizte i armatosur dhe i bëri rezistencë policisë.

Sipas policisë 38 vjeçari hodhi nga automjeti që drejtonte, pistoletën që mbante me vete, sapo pa shërbimet e Policisë.

"Shërbimet e Policisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë lokalizuar në lagjen “Isa Boletini”, automjetin tip “Fiat” që drejtohej nga Enron Konomi dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i automjetit, sapo ka vënë re se po ndiqej nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi dhe ka hedhur nga automjeti, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe prangosur nga Policia, informoi sot policia e Vlorës.
Në pranga ka rënë dhe E.D  po 38 vjeç banues në Vlorë.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.”

Armën e zjarrit pistoletë së bashku me fishekët dhe automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale."-njofton policia.

Lini një Përgjigje