TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Nëntor 2023, 12:52

Plagosje me armë zjarri në Fier, arrestohet autori

Shkruar nga Pamfleti

Plagosje me armë zjarri në Fier, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Fermë Çlirim në Fier, ku 27-vjeçari, Mevlud Hasa ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Uniformat blu bëjnë me dije se shkak ka qenë një konflikt për motive të dobëta, ndërsa mësohet se policia ka identifikuar dhe ka arrestuar autorin Gentjan Vrenozi.

"Rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. H., 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim.

Shtetasi M. H. është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. V.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes."-njoftoi policia. 

plagosje me armë zjarri në fier

Lini një Përgjigje