TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Nëntor 2023, 22:04

Aksident i rëndë në Bulqizë, ndërron jetë një 25-vjeçar; dy të tjerë mbeten të plagosur rëndë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Bulqizë, ndërron jetë një

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Bulqizë ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën një 25-vjeçar i identifikuar si Esmerald Nika.

Sipas raportimeve bëhet me dije se makina me drejtues Esmerald Nikën, 25-vjeç është përplasur me makinën me drejtues Ylli Rama. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Si pasojë e shpejtësisë, 25-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me makinën tjetër.

Gjithashtu nga informacionet paraprake mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur Ylli Rama dhe një tjerë i cili ishte pasagjer në njërën nga makinat. Të dy janë dërguar me urgjencë në spital, sakaq, raportohet se këta të fundit ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën që lidh qytetin e ri me qytetin e vjetër, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.  Ndërkohë grupi hetimor dhe polica kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

'Rreth orës 21:00, në vendin e quajtur "Mbikalimi Bulqizë", janë përfshirë në aksident automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin Ylli Rami, dhe pasagjer shtetasin D. S., me automjetin tip "Volkswagen", me drejtues Esmerald Nika. Nga përplasja e automjeteve janë dëmtuar tre shtetasit e mësipërm, të cilët janë dërguar në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra shtetasi Esmerald Nika, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit', njofton policia.

aksident bulqizë

Lini një Përgjigje