TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Nëntor 2023, 11:17

Elektricisti humbi jetën në vendin e punës, arrestohet përgjegjësi dhe procedohet shefi i ekipit të OSHEE-së

Shkruar nga Pamfleti

Elektricisti humbi jetën në vendin e punës, arrestohet

Përgjegjësi i OSHEE është arrestuar nga policia e Elbasanit pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme ku humbi jetën elektriçisti 61-vjeçar që humbi jetën teksa rregullonte një defekt në një kabinë elektrike.

Në pranga ka rënë 58-vjeçari Alfred Ngjela banues në Cërrik, me detyrë dispeçer i OSHEE-së, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", pasi dyshohet se nuk ka marrë masa për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte shtetasi A. T.

Gjithashtu ka nisur hetimi për 31-vjeçarin G.S, me detyrë shef i ekipit të OSHEE-së, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", pasi dyshohet se nuk ka informuar për ndërhyrjen e shtetasit A. T., në kabinë, ndonëse vetë ka qenë informuar për këtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elektricisti arrestim humb jeten

Lini një Përgjigje