TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Gusht 2025, 20:07

Detaje nga plagosja në Korçë, autori sapo kishte dalë nga burgu

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga plagosja në Korçë, autori sapo kishte dalë nga

Dalin të tjera detaje nga plagosja me thikë në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dvoran, pak kilometra larg nga qyteti i Korçës

Gjithçka ka ndodhur në qendër të fshatit afër një lokali ku pjesë e konfliktit janë bërë një 27 vjeçar dhe një 40 vjeçar, të dy banorë të këtij fshati. Mësohet se 40-vjeçari Aleks Qishi sapo kishte lënë qelinë e burgut dhe ka qëlluar me thikë të riun. Qishi ka dalë pak kohë më parë nga burgu, teksa ka qenë i dënuar për drogë. Gjithashtu, mësohet se ka qenë i dënuar edhe në Greqi

27-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Korçës ndërkohë që policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

Lini një Përgjigje