TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shkurt 2025, 13:22

Detaje nga falsifikimi i dokumenteve, zbardhen çmimet sa shiteshin pasaportat amerikane dhe britanike

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga falsifikimi i dokumenteve, zbardhen çmimet sa shiteshin

Zbardhen detaje nga operacioni i goditjes së grupit kriminal që falsifikonte dokumente amerikane dhe ato të BE-së. Krimi Ekonomik i Tiranës prej të paktën një viti kishte nisur hetimet për grupin e strukturuar kriminal. 

Dokumentet e falsifikuara prodhoheshin në Kosovë dhe më pas silleshin në Shqipëri ku edhe shiteshin. Bëhet me dije se pasaportat amerikane kushtonin deri në 3 mijë euro, ndërsa ato të BE shkonin nga 2 mijë deri në 2500 euro.

Gjatë operacionit “Njësia” u arrestuan shtetasit Kushtrim Doksani, 35 vjeç, banues në Tiranë, Kujtim Gilani, 57 vjeç, banues në Prizren dhe Getoar Luzha, 28 vjeç, banues në Kaçanik. Gjithashtu, në pranga ranë shtetasit Kujtim Duka, Leonard Basha dhe Erina Doksani, të tre banues në Tiranë.

Policia sekuestroi 15 dokumente të huaja dhe shqiptare, të dyshuara false, 7 celularë dhe 1 motomjet. Konkretisht: 3 pasaporta dhe 3 karta identiteti amerikane; 2 pasaporta, 2 karta identiteti dhe 1 leje drejtimi italiane, 1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze; 1 leje drejtimi rumune; 1 kartë identiteti shqiptare.

Lini një Përgjigje