TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shkurt 2025, 11:05

Shkatërrohet grupi kriminal që falsifikonte dokumente, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve; mes tyre edhe një femër

Shkruar nga Pamfleti

Shkatërrohet grupi kriminal që falsifikonte dokumente, zbardhen emrat

Grupi u siguronte dokumente të falsifikuara shtetasve që kërkonin të kalonin ilegalisht në vendet që kërkojnë viza.

Policia ka goditur një grup të strukturuar nga Shqipëria dhe Kosova të cilët falsifikonin dokumente identifikimi dhe ua shisnin njerëzve që donin të largoheshin ilegalisht nga vendi.

Gjatë operacionit “Njësia” u arrestuan shtetasit Kushtrim Doksani, 35 vjeç, banues në Tiranë, Kujtim Gilani, 57 vjeç, banues në Prizren dhe Getoar Luzha, 28 vjeç, banues në Kaçanik. Gjithashtu, në pranga ranë shtetasit Kujtim Duka, Leonard Basha dhe Erina Doksani, të tre banues në Tiranë.

Policia sekuestroi 15 dokumente të huaja dhe shqiptare, të dyshuara false, 7 celularë dhe 1 motomjet. Konkretisht: 3 pasaporta dhe 3 karta identiteti amerikane; 2 pasaporta, 2 karta identiteti dhe 1 leje drejtimi italiane, 1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze; 1 leje drejtimi rumune; 1 kartë identiteti shqiptare.

“Operacioni, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Seksionit kundër Krimeve Ekonomike të DVP Tiranë dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, me Njësinë e Përbashkët të Investigimit me ShBA-në dhe me Prokurorinë e Tiranës.

Goditet një grup i strukturuar kriminal, me pjesëtarë shtetas nga Shqipëria dhe Kosova, që falsifikonte dokumente, me qëllim shitjen.

Vihen në pranga 6 shtetas. Sekuestrohen 15 dokumente, të huaja dhe shqiptare, të dyshuara false, si dhe 7 celularë dhe 1 motomjet.

Si rezultat i një hetimi intensiv, të kryer me metoda profesionale, nga Seksioni kundër Krimeve Ekonomike i DVP Tiranë dhe Njësia e Përbashkët e Investigimit me ShBA-në, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, u finalizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Njësia”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, K. G., 57 vjeç, banues në Prizren, dhe G. L., 28 vjeç, banues në Kaçanik.

Gjithashtu, u ndaluan me iniciativë shtetasit K. D., 56 vjeç, L. B., 58 vjeç dhe E. D., 20 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

Nga hetimi ka rezultuar se këta shtetas, të organizuar si grup, falsifikonin dokumente të ndryshme, me qëllim shitjen shtetasve që synonin të lëviznin ilegalisht, drejt shteteve që kërkojnë viza.

Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:

-3 pasaporta dhe 3 karta identiteti amerikane;

-2 pasaporta, 2 karta identiteti dhe 1 leje drejtimi italiane,

-1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze;

-1 leje drejtimi rumune;

-1 kartë identiteti shqiptare.

Së bashku me dokumentet e dyshuara të falsifikuara u sekuestruan 7 celularë dhe 1 motomjet”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje