TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shkurt 2025, 22:07

Policia italiane çmonton 2 banda kriminale, arrestohen 61 persona; mes tyre edhe shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti
Policia italiane çmonton 2 banda kriminale, arrestohen 61 persona; mes
Moment nga operacioni policor në Rimini

Policia italiane ka çmontuar dy grupe kriminale, të lidhura me njëri-tjetrin, ku kryesisht janë shqiptarë. Gjatë një operacioni të kryer nga Karabinierët e kompanisë Rimini dhe qytete të tjera italiane, u arrestuan 61 person që vidhnin sende luksi dhe merreshin me trafikun e drogës.

Policia italiane ka arrestuar 61 persona dhe ka sekuestruar 8 mln euro kokainë dhe hashash, që sigurohej nga shitja e materialeve të vjedhura dhe paratë. 

Mes të dyshuarve është edhe një karabiniere që akuzohet se bashkëpunonte me organizatën. Grupi është i dyshuar edhe për vjedhjen në shtëpinë e pensionistes Pierina Paganelli, e cila mbeti e vrarë gjatë sulmit.

Hetimi i koordinuar nga Prokuroria e Romagna, nën drejtimin e kryeministrit Davide Ercolani, çoi në arrestimin e 61 personave. Paraditen e sotme janë ekzekutuar 39 masa paraprake.

Vitin e kaluar, krahas vjedhjeve të banesave, grupi kriminal dyshohet se ka qenë përgjegjës për një grabitje me dhunë ndaj një personi, të cilit i kanë vjedhur me dhunë një ‘Rolex’ me vlerë 45 mijë euro. Nga hetimet rezultoi se shtëpia e të moshuarit iu tregua grabitësve nga vetë karabinierja e ndaluar.

Grupi mësohet të jetë i përfshirë edhe në vjedhjen me pasojë vdekjen e ndodhur në shtëpinë e Pierina Paganelli, megjithëse hetimet janë ende në vijim. Me atë rast, hajdutët kanë hequr vulat dhe kanë thyer një kasafortë, e cila më pas është gjetur e zbrazët në një fushë. Megjithatë, nuk ka asnjë lidhje mes bandës dhe vrasjes së 78-vjeçares.

Dy grupet kriminale kanë vepruar në mënyrë të koordinuar. Vjedhjet e shtëpive ndoqën një model të mirëpërgatitur, me bandën që synonte bizhuteri, kasaforta, rroba të stilistëve dhe orë me vlerë. Të ardhurat nga grabitjet u riinvestuan më pas në trafikun e drogës, kryesisht kokainë dhe hashash të importuar nga jashtë. 

Vlera totale e drogës së sekuestruar llogaritet në mbi tetë milionë euro, por me prerjen dhe shpërndarjen e saj do të sillte fitime rreth 25 milionë euro. Në mesin e bashkëpunëtorëve të dyshuar të bandës është edhe një pronar i një dyqani në Rimini, aktualisht nën hetim, i cili thuhet se ka modifikuar ambientet e brendshme të disa automjeteve për të krijuar vende fshehjeje të përshtatshme për transportin e drogës.

Hetimet nisën në mars të vitit 2024, pas një sërë vjedhjesh të kryera përgjatë Riviera Romagnola. Më 19 janar, katër anëtarë të bandës u arrestua midis Rimini dhe Riccione. Në një kohë të shkurtër, grupi kishte grumbulluar një sasi të madhe mallrash luksi, duke përfshirë 40 ora të dizajnuara me vlerë totale 800 mijë euro, veshje ekskluzive dhe 20 mijë euro cash, të ardhurat e të cilave siguroheshin nga aktivitetet e trafikut të drogës. 

Gjatë kontrolleve u gjetën edhe armë zjarri, përfshirë pushkë të mbushura me municione, që ishin të vjedhura mes Romagna dhe Lombardisë.

Lini një Përgjigje