TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shkurt 2025, 17:41

Vdekja e 14-vjeçares shqiptare në Itali, del autopsia: E mitura u vra nga ish-i dashuri i saj

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e 14-vjeçares shqiptare në Itali, del autopsia: E mitura u

Del autopsia e 14-vjeçares me origjinë shqiptare Aurora Tila, e cila vdiq në Piacenzca të Italisë më 25 tetor të vitit 2024, ku u dyshua se kishte kryer vetëvrasje duke u hedhur nga tarraca.

Mediat italiane bëjnë me dije se në përgjigjen e autopsisë, e mitura mendohet të jetë shtyrë, pasi në kafkën e saj ka pasur lëndime.

Ndërsa mjeku i saj, Giovanni Cechetto është shprehur se plagët që Aurora ka marrë nuk përputhen me një vetëvrasje.

“Lëndimet që ajo kishte nuk janë në përputhje me vetëvrasjen”, tha mjeku ligjor Giovanni Cechetto.

I dyshuari i vrasjes së 14-vjeçares dyshohet të jetë ish i dashuri i saj 15 vjeç, i cili ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për vrasje me dashje. Ky dyshim është përforcuar edhe nga përgjigja e autopsisë, që konfirmon se e mitura është shtyrë nga vetë ai.

Dëshmitarët e ngjarjes janë shprehur se Aurora ishte munduar të mbahej në parmakët e dritares për të shpëtuar, por 15-vjeçari e ka goditur në duart e saj, duke bërë që ajo të rrëzohej dhe të humbte jetën.

Lini një Përgjigje