TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shkurt 2025, 13:45

Vrasja e Lulzim Vishës në Kamëz, RENEA bastis banesën e Ervis Lamit që ndihmoi Admir Tafilin të arratisej

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Lulzim Vishës në Kamëz, RENEA bastis banesën e
Foto ilustruese

Forcat  RENEA kanë ushtruar kontrolle në banesën e Ervis Lamit, i shpallur në kërkim pas vrasjes së Lulzim Vishës në zonën e Zall Mnerit në Kamëz më 24 janar.

Lami ndodhet ende në kërkim nga policia si i dyshuari kryesor i vrasjes së postierit.

Nga kontrollet që janë kryer nga RENEA, nuk e kanë gjetur sërish në banesë, por ende nuk dihet nëse brenda saj janë gjetur prova që lidhin Ervis Lamin me vrasjen e Vishës.

Referuar këqyrjes së sistemit TIMS, ndodhet në Shqipëri dhe nuk rezulton që të ketë kaluar kufirin. Megjithatë, ka dyshime se ai mund të jetë larguar ilegalisht në Kosovë, duke shmangur kontrollin në kufi dhe më pas të jetë larguar në destinacione të tjera.

Por kush është Ervis Lami, i dyshuari për atentatin në Kamëz?

Në 2013-ën Lami hodhi një granatë pranë Komisariatit të Korçës, truk ndaj policisë, që ndihmoi të arratisen nga burgu i Drenovës 7 të dënuar, përfshirë Admir Tafilin.

Në 2015-ën, babai i Ervis Lamit, në atë kohë, efektiv i Komisariatit të Kamzës, vendosi bashkë me me një tjetër 500 gramë tritol në makinën e një kolegu polic, pasi i ndaloi të birin që udhëtonte në makinë pa dokumentacion. Makina e efektivit Shkurt Toplana u shkatërrua por për fat të mirë pa probleme për objektivin e sulmit.

Me gjithë hetimet që po orientohen drejt kësaj piste, efektivët konsiderojnë edhe një gjakmarrje të mundshme, pasi vëllai i të ndjerit, Besnik Visha vrau një polic në vitin e mbrapshtë, 1997.

ervis lami renea

Lini një Përgjigje