
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Devoll, ku një 63-vjeçar është gjetur i pajetë në ballkonin e banesës së tij.
Paraprakisht, dyshohet se ai është vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në fshatin Vranisht të rrethinave të Devollit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbuluar plotësisht rrethanat e incidentit.
“Rreth orës 17:30, në fshatin Vranisht, Devoll, është gjetur i pajetë në ballkonin e banesës, dyshohet i vetëvarur, shtetasi F. T., 63 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje