TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shkurt 2025, 09:35

Kërkohej për plagosje dhe lëvizte me armë, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Kërkohej për plagosje dhe lëvizte me armë, arrestohet

22-vjeçari Ensi Shtubina është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje.

I riu lëvizte me armë me vete teksa ishte në kërkim për një ngjarje të ndodhur në dhjetor të vitit 2024. Policia ka sekuestruar pistoletën dhe municionin e tij.  

Ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”, pasi më datë 23.12.2024, gjatë një konflikti të çastit, në lagjen “Skënderbeg”, Ensi Shtubina ka plagosur me armë zjarri, shtetasin Arens Beqiri.

“Lëvizte me pistoletë me vete, teksa ishte në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 24-vjeçari, në dhjetor 2024, vihet në pranga 22-vjeçari. Sekuestrohet pistoleta me municionin e saj.

Si rezultat i intensifikimit të patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut, dhe i punës së inteligjencës policore, me qëllim konstatimin e rasteve kur shtetas me precedent kriminal, lëvizin të armatosur, për të kryer ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “Kontigjenti”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë, në lagjen “Rus”, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi akuzohet se më datë 23.12.2024, gjatë një konflikti të çastit, në lagjen “Skënderbeg”, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. B..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje