
Një në 50 shqiptarë që ndodhen në Britani, qëndrojnë pas hekurave.
Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 1200 shqiptarë janë në burg dhe kryesojnë kështu listën me mbi 130 kombësi të të burgosurve në vend.
Pas shqiptarëve, vijnë kosovarët dhe vietnamezët, algjerianët, xhamajkanët, eritreasit dhe irakenët. Nga ana tjetër, numrin më të ulët të të burgosurve e kanë shtetasit gjermanë, italianë, indianë, grekë, amerikanë, francezë dhe kinezë.
Të dhënat tregojnë se numri i shtetasve të huaj të burgosur është më i lartë se ai i anglezëve të burgosur në Britaninë e Madhe.
Shqiptarët pasohen nga kosovarët me 150.23 për 10.000, vietnamezët (148.88), algjerianët (124.41), xhamajkanët (110.77), eritreanët (110.7), irakianët (104.43) dhe somalezët (100.3). Të gjithë kanë më shumë se një në 100 të popullatës së tyre përkatëse në burg.
Gjermania kishte më pak, me 4,68 për 10,000 (një në 2,000), e ndjekur nga Italia (4,96), India (6,24), Greqia (6,36), SHBA (7,27), Sri Lanka (8,17), Franca (8,64) dhe Kina ( 9.39).
Një zëdhënës i qeverisë tha: “Kjo Qeveri është e përkushtuar për të dhënë drejtësi për viktimat dhe rrugë më të sigurta për komunitetet tona. Shtetasit e huaj që kryejnë krime nuk duhet të kenë asnjë dyshim se ligji do të zbatohet dhe, sipas rastit, ne do të ndjekim deportimin e tyre.”/ Marrë nga "Telegraph"


Lini një Përgjigje