
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, ku një person është gjetur në rrethana ende të paqarta pa shenja jete, në afërsi të fshatit Leshnicë.
Dyshohet se një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, dhe më pas drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë që policia mësohet se ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/ Informacion paraprak/ Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.
Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij.
Lini një Përgjigje