
Një prej tyre është edhe Lushnja, me situatën që nuk duket aspak e mirë.
Reshjet e dendura të shiut kanë “goditur” një pjesë të madhe të vendit duke krijuar probleme në shumë qytetet.
Një prej tyre është edhe Lushnja, me situatën që nuk duket aspak e mirë.
Niveli i ujit ka arritur në disa pika deri në 40 cm, duke shkaktuar probleme dhe në qarkullimin e automjeteve, me disa prej tyre që kanë ngelur të bllokuara.
Po ashtu reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytjet e disa akseve dhe kryqëzimeve në qytetin e Vlorës.
Rruga "Hasan Kushta" rruga "Gjergj Araniti" aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit "Ismail Qemali"janë përmbytur nga ujërat e shumtë ndërsa kanë sjellë probleme në lëvizjen e mjeteve.
Reshjet po bien me intensitet të lartë,ndaj dhe prurjet e ujit janë të shumta. Edhe Rruga lidhese e e autostradës Vlorë-Fier me Transballkaniken është përmbytur nga uji.
Për të normalizuar situatën është ndërhyrë nga punonjës të shërbimeve të bashkisë Vlorë në hapjen e pusetave dhe kanalizimeve.Por situata vijon të jetë e rënduar. Më herët bashkia e Vlorës me një njoftim paralajmëroi qytetarët që të mos parkonin mjetet në segmentet problematike të qytetit,referuar përmbytjeve.
Lini një Përgjigje