
Gazetari Igli Çelmeta ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur 3 muaj më parë në Elbasan, ku si pasojë e një shpërthimi mbeti i plagosur rëndë Enea Thomaraj, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm, pas 3 muajsh gjendje kome.
Thomaraj 29 vjeç mbeti i plagosur si pasojë e shpërthimit të një sasie tritoli që ishte vendosur në banesën e dy motrave Nikolli, që ishin fqinje me viktimës.
Çelmeta tha se një person i pafajshëm humbi jetën, ndërsa u shpreh se ende nuk është zbardhur krimi apo identifikuar autori që vendosi lëndën plasëse.
"Policia dhe prokuroria e Elbasanit kryen hetimet e para, por më pas çështja kaloi në SPAK pasi motrat Xhovana dhe Alda Nikolli akuzuan Nuredin Dumanin, si porositës të atentatit.
Nga kamerat e sigurisë duket një person, i paidentifikuar që dyshohet se është autor i vendosjes së tritolit.
Motrat Nikolli akuzojnë Nuredin Dumanin. Madje një nga motrat Dumani, sikundër ka deklaruar, ka pasur një debat me Dumanin.
Ngjarja është nën hetim e sipër, po rende nuk kemi zbardhje të ngjarjes", tha Çelmeta në News24.
Lini një Përgjigje