
Si pasojë e zjarrit, kanë mbetur të lënduar 17 persona.
Një ngjarje rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Tiranë, ku një azil privat është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ali Visha, teksa dyshohet se shkak është bërë një batanije elektrike, por hetimet janë në vijim.
Mësohet se ka disa të moshuar kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Konkretisht dyshohet për 17 persona të lënduar. Ende nuk dihet shkalla e djegies së të moshuarve, apo detaje nga incidenti.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.
Lini një Përgjigje