TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Prill 2023, 11:34

Bashkë me shokun vranë Stiven Toshkesin pas sherrit për një vajzë, gjykata lë në burg Ensi Mazen

Shkruar nga Pamfleti
Bashkë me shokun vranë Stiven Toshkesin pas sherrit për një

Ensi Maze, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Stiven Toshkësit u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg”. Maze ka deklaruar në gjykatën e rrethit gjyqësor të Tiranës se nuk ka pasur asnjë konflikt me viktimën Stiven Toshkësi dhe se ishte gjendur rastësisht në ngjarjen që përshkallëzoi deri në vrasjen e 20 vjeçarit.

Ai tha se nuk ka parë veprimet që autori Axel Hoxhaj ka kryer me viktimën, Stiven Toshkësi dhe se nuk kishte dijeni mbi konfliktin e këtyre të dyve.

Jam vetëdorëzuar pas ngjarjes dhe kam dhënë shpjegime të detajuara. Nuk kam parë veprimet që ka kryer Axeli me viktimën. Studioj në Holandë për menaxhim biznesi”- mësohet të jetë shprehur Ensi Maze.

Kujtojmë se i riu u qëllua me thikë pas shpine gjatë natës shumë pranë banesës së tij në Tiranë. Toshkësi sapo kishte lënë punën kur është përballur me dy 18-vjeçarët, të cilët e kishin qëlluar pas shpine, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Mësohet se viktima kishte debatuar me dy autorët e dyshuar, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, ndërsa mollë sherri ishte bërë një vajzë. Po ashtu mësohet se i riu sapo kishte dalë nga puna e tij, kur është sulmuar nga dy adoleshentët, të cilët dyshohet se e kanë planifikuar sulmin.

Lini një Përgjigje