TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Prill 2023, 09:54

Akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, lihet në burg Ramazan Rraja

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, lihet në burg
Ramazan Rraja

Gjykata e Posaçme ka caktuar vazhdimin e masës 'arrest me burg' të dhënë në mungesë për Ramazan Rrajën. Atij përveç akuzave të mëparshme për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, i është shtuar edhe akuza e armëmbajtjes pa leje.

Vendimi është marrë në seancën e zhvilluar sot, 2 ditë pas arrestimit të tij në Unën e Gjoles në Fushë Krujë, brenda një lokali ku edhe kishte shkuar që të hapte iftar. Rraja, në momentin e arrestimit, ishte në shoqërinë e Luiz Konomit, i cili gjithashtu kërkohej nga Policia. Konomi i njohur si ‘Çupja’ ishte shpallur në kërkim si një nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi që fitoi nga Bashkia e Tiranës.

Ndërsa Ramazan Rraja u shpall në kërkim zyrtarisht pas dëshmisë së dhënë nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili rrëfeu se pas ngjarjes së ndodhur më 1 nëntor të vitit 2021 qëndronte grupi i Plarent Dervishajt.

Pas dëshmisë u organizuar dhe operacioni nga SPAK që u finalizua më 20 janar të këtij me 5 të arrestuar dhe katër të shpallur në kërkim. u arrestuan Genti Nerjaku alias Akil Nerjaku, 40 vjeç, i cili i ka shpëtuar një atentati me snajper më 12 shtator 2022 në zonën e plazhit në Durrës, Marsel Deçka, 38 vjeç, agjent doganor (i afërm i Plarent Dervishaj), Endrit Sinani, 29 vjeç, Julian Pjetri, 45 vjeç dhe Bashkim Haxhija, 54 vjeç. Në kërkim janë ende: Plarent Dervishaj që tashmë ndodhet në Dubai, bashkë me Julian Meçen. 

ramazan rraja

Lini një Përgjigje