
Publikohen imazhet e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë. Në videon e siguruar nga ‘Pamfleti’, shihet qartë momenti kur autori qëllon me 6 plumba në drejtim të tij.
Siç duket dhe nga pamjet, vrasësi futet në restorant dhe pasi përshëndet, afrohet te biznesmeni dhe qëllon në drejtim të tij. Të shtënat kanë trembur stafin elokalit, të cilët largohen me shpejtësi.
Ekzekutimi është mbyllur në më pak se 13 sekonda, qysh nga futja e autorit në lokal dhe largimi i tij pas aktit të rëndë.
Nga 6 plumbat e shkrepura nga pistoleta tip “TT” në drejtim të biznesmenit Nikulaj, vetëm 5 prej tyre e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit. Ku plumbi fatal, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ishte ai në pjesën e ballit, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të biznesmenit.
Pasi ka kryer ekzekutimin, autori rezulton të jetë larguar sërish me motorin e tij me targa të huaja. Ku nga këqyrja e kamerave të sigurisë ai ka përshkuar itinerarin e rrugës nacionale nga Shengjini në drejtim të Lezhës, dhe deri në fshatin Kakarriq.
Autori ka përshkuar me motor plot 18 kilometra, duke ju shmangur pa u vënë re dhe një pike kontrolli policore që ndodhej në hyrje të Lezhës.
Lini një Përgjigje