
Vrasësi e priti biznesmenin Ardian Nikulaj për mbi 1 orë. Kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja e kanë fiksuar atë duke qëndruar përballë lokalit të Nikulajt, në Shëngjin.
Sapo e ka parë të ulet, i është afruar dhe ka zbrazur karikatorin e pistoletës TT. U larguar me të njëjtën motoçikletë me të cilën kishte ardhur. Gjurmët e tij arrijnë deri në Gjadër. Mësohet se i është drejtuar me fjalët: “Si je Ardian?”. Më pas e ka qëlluar për vdekje. Ndërkohë mësohet se ai ka pasur dhe një komunikim me rojën e hotelit.
“Ruju pak…hapu…”, i është drejtuar i të moshuarit që shërbente si roje. 68-vjeçari ka treguar se kur ka parë autorin, ka menduar se ishte postier. Por pasi ka filluar të qëllojë, rroja është larguar me vrap, për ti shpëtuar plumbave.
Policia ka kontrolluar disa banesa dhe ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje, por dëshmitë e tyre nuk kanë qenë ndihmesë për hetuesit. Kontrolle janë kryer dhe për gjetjen e motoçikletës që përdori autori, por as ajo nuk është gjetur.
Lini një Përgjigje