
20-vjeçari Stivens Toshkësi humbi jetën në orët e para të 18 prillit, pas një sherri që pati me dy bashkëmoshatarët e tij.
Njëri një prej autorëve të vrasjes së tij, Ensi Manza u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërkohë që ditën e sotme në polici u vetë dorëzua autori tjetër, Axel Hoxhaj, i cili që prej asaj mbrëmjeje ishte në arrati.
Ndërsa janë zbuluar dhe detaje nga sherri i vjetër mes të rinjve, që u kthye në tragjedi. Sipas gazetarit Arsen Rusta, sherri mes të rinjve ka nisur që në janar të vitit 2022, kur një shok i Enzi Manzes dhe Axel Hoxhajt identifikuar me iniciale A, ka mësuar se ish-shoqja e tyre e klasës nga gjimnazi privat “ARS….” kishte nisur një raport intim me Stivenin.
Në dosje thuhet se fillimisht shtetësia me iniciale F ka marrë mesazhet me përmbajtje “Sa e bukur je bërë, ndahu nga i dashuri se të dua unë” nga ky person.
Mesazhet e marra prej tij rezulton se “F” ja ka treguar të ndjerit Stiven Toshkësi, i cili i ka thënë nëse “A” të shkruan sërish më thuaj. Pas kësaj situate Stiven rezulton se i ka dërguar një mesazh shtetasit A, duke i thënë “mos e ngacmo më F”.
Ky komunikim rezulton të ketë qenë fatali, pasi pas kësaj përgjigjia që do të merrte nga shtetasi A ishte: "Po je burrë eja më tako dhe mos më shkruaj!"
Dhe takimi u realizua në orët e vona, kur sapo kishte hyrë 18 prilli. Stiven po kthehej në shtëpi me makinën e tij dhe në rrugë përballet me Axel Hoxhajn dhe Ensi Manzen. Hoxhaj shkon menjëherë nga ana e shoferit dhe përleshet me Toshkësin, të cilin e qëllon me një hanxhar, ndërsa Manze mban derën e pasagjerit në mënyrë që të pengonte që shoku i të riut të dilte nga mjeti për ta ndihmuar.
Por, ai del dhe përleshet me Manzen. Më pas shkon të ndihmojë shokun e tij, por ishte shumë vonë. Hoxhaj e kishte qëlluar të riun me hanxhar dhe Stiveni po përpiqej të mbijetonte.
Manze pas krimit është fshehur për disa minuta tek kodrat e liqenit artificial dhe më pas ka telefonuar babain për t'i treguar çfarë ka ndodhur.
Lini një Përgjigje