TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Prill 2023, 11:15

Vrasja e Stivens Toshkësit, del para gjykatës Ensi Maze; ishte kthyer nga Holanda dy ditë para ngjarjes

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Stivens Toshkësit, del para gjykatës Ensi Maze; ishte kthyer

Ensi Maze, bashkëpunëtori i Axel Hoxhajt në vrasjen me thikë të 20 vjeçarit, Stiven Toshkësi, ka dalë ditën e sotme para gjykatës ku pritet që ndaj tij të caktohet masa e sigurisë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 19 prillit. Maze ka qenë i pari që është vetëdorëzuar në komisariat pas ngjarjes së rëndë. Ky i fundit ishte student në fushën e ekonomisë në Holandë dhe kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer në Shqipëri. Në datë 19 i duhej të kthehej në vendin ku studionte.

Nga ana tjetër, autori i ngjarjes së rëndë, Axel Hoxhaj ditën e djeshme është dorëzuar në polici, pas këshillimeve të bëra nga familjarët e tij. Mësohet se deri tani i është marrë dëshmia e parë mbi ngjarjen e ndodhur por pritet që të merret sërish në pyetje për zbardhjen e plotë të rrethanave. Raportohet se pista kryesore e hetimit është bërë sherri fizik që autorët dhe viktima kishin pasur më herët për shkak të një vajze.

Dinamika e ngjarjes:

Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kishin patur hesape (të paktën kështu cilësohet nga ata) me Stiven Toshkesin. Ata ishin konflikuar edhe më herët për të dashurën e viktimës, e cila kishte rënë pre e ngacmimeve të vazhdueshme nga autori Axel Hoxhaj. Për këtë arsye, Toshkesi ishte konfliktuar edhe më herët me të dy.

Dhe për këtë arsye, mbrëmjen e 19 prillit, dy të rinjtë kanë pritur sapo viktima të mbaronte punën dhe e kanë goditur me thikë, e cila fatkeqësisht rezultoi fatale.

Në dëshminë më hershme të bashkëpunëtorit në krim, Ensi Maze ai tha se Stiven Toshkesi ka ardhur me makinë, ka ndaluar dhe më pas ka dalë nga aty duke e qëlluar atë me grushte. Pas kësaj, Toshkesi është qëlluar disa herë me thikë nga Axel Hoxhaj, të cilën e kishte me vete. Ensi Maze ka treguar se ishte në dijeni të një konflikti që autori me viktimën kanë pasur më herët, për shkak të një vajze, e cila ishte e dashura e Stiven, por që Axel Hoxhaj e pëlqente.

axel hoxhaj

Lini një Përgjigje