
Një plagosje e dyfishtë është shënuar këtë mëngjes në Rrëshen. Mësohet se dy kushërinj janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe për pasojë kanë përdorur dhe thika.
Të rinjtë, Napolon Gjoka 19 dhe Kledi Kaçi 20 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin për arsye që ende nuk dihen.
Sipas burimeve dy të rinjtë pasi kanë debatuar kanë përdorur edhe thikat, për pasojë kanë mbetur të plagosur. Menjëherë është bërë transporti i tyre drejt spitalit ku ndodhen aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
“Mirditë / Informacion paraprak: Në Rrëshen, shtetasit N. Gj. 19 vjeç dhe K. V. 20 vjeç ( kushërinj), dyshohet që për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht si dhe kanë plagosur me mjet prerës (thikë) njëri – tjetrin. Si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ndodhen në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.
Lini një Përgjigje