
Nga të dhënat e deritanishme, kjo strukture kriminale, rezulton të ketë një aktvitet të gjatë në trafikun e narkotikëve, fillimisht të kanabisit nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas ka kaluar në trafikun e drogave të forta.
Një grup i strukturuar kriminal, i specializuar kryesisht për trafikun e narkotikeve, ka organizuar rrëmbimin dhe më pas eliminimin fizik te Fatmir Sulovarit (Krasniqi) dhe Leonard Thodhorit, i njohur me nofkën “Koçolja”, mesnatën e së enjtes se 6 prillit 2023, në qytetin e Sarandës.
Prokuroria dhe policia nuk kane ende një përgjigje edhe pas 25 ditësh nga momenti kur ndodhi ngjarja, por tashme kanë një panorame më të qartë të asaj çfarë ka ndodhur.
Pasi janë shoqëruar me dhjetëra dëshmitare, janë ndaluar dhe ekspertuar të paktën 8 automjete, janë bastisur dhe kontrolluar disa banesa, janë kqyrur me dhjetëra orë filmime të kamerave të sigurisë dhe janë zbardhur komunikimet telefonike të personave të dyshuar, u arrit në përfundimin së pas kësaj ngjarje qëndron një strukture e qëndrueshme kriminale, e cila ka përdorur si bazë operacionale të saj qytetin e Sarandës.
Nga te dhënat e deritanishme, kjo strukture kriminale, rezulton të ketë një aktvitet të gjatë në trafikun e narkotikëve, fillimisht të kanabisit nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas ka kaluar në trafikun e drogave te forta. Aktualisht ky grup kriminal ka siguruar një linjë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.
Saranda sherben si baze operacionale, nga ku grupi ka drejtuar aktivitetin e vete, por edhe si vend ku jane investuar parate e fituara nga narkotrafiku.
I njejti grup kriminal, dyshohet se ka organizuar dhe finalizuar atenatin me mine te telekomanduar te 11 qershorit 2022, kur afer rreth-rrotullimit te TEG-ut humbi jeten ne nje atentat mafioz, 27 vjeçari Aleksander Sadikaj.
Deri tani dy ngjarjet rezultojne te mos kene lidhje me njera tjetren, edhe pse jane kryer nga e njejta strukture kriminale.
Ne rastin e ngjarjes se 6 prillit, rezulton se ky grup kriminal ka patur ne objektiv, vetem rrembimin e shtetasit Leonard Thodhori, per shkak te nje marreveshje qe ka shkuar keq.
Por ky i fundit pasi ka nuhatur rrezikun, dyshohet te kete kerkuar ndihmen e pronarit te disko “El Dorado” ne Ksamil, Fatmir Sulovari, i cili ka qene i armatosur me pistolete.
Nga dinamika e deritanishme, rezulton se autoret, pasi kane terhequr ne nje takim-gracke dy viktimat, i kane rrembyer ata duke i çuar ne nje “baze te sigurte” ne periferi te Sarandes. Nga aty trupat e viktimave dyshohet te jene eleminuar fizikisht dhe te jene fshehur.
Pavarasisht operacioneve te kerkimit per dite te tera nga policia dhe familjaret e te zhdukurve, nuk jane gjetur ende trupat e viktimave.
Kerkime jane bere ne zonen e Vrines dhe Konispolit ku dyshohej se kufomat mund te ishin groposur. Me pas u bene kerkime ne zonen e kanalit Çukes, kanalit te Vivarit dhe ne liqenin e Butrintit me polumbare te forcave RENEA.
As perdorimi i droneve nga ajri nuk dha rezultat.
Deri tani, Prokuroria ka arrestuar vetem shtetasin Sofokli Andrea Baxheri, i datelindjes 7/11/1995, i cili ka sherbyer ne rol ndihmes, si dhe ne gjetjen e mjeteve apo bazes se sigurte ku kane vepruar autoret.
Nderkohe jane shpallur ne kerkim policore te pakten 5 shtetas te tjere, dy prej te cileve me rol kryesore ne grup, dyshohet te jene larguar menjehere pas ngjarjes per ne Dubai.
Mes personave te dyshuar per kete ngjarje, eshte edhe nje shtetas me origjine nga veriu i Shqiperise, por nuk eshte bere e mundur te gjendet vendodhja e tij. Ky person ka qendruar per disa kohe ne Sarande. Ai rezulton se ka qene ne qytet edhe mbremjen kur ka ndodhur ngjarja.
Me pas eshte larguar pa u lokalizuar me vendodhja e tij.
Lini një Përgjigje