TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2023, 11:34

Pistë e re për vdekjen e kenianes, i dha informacion një lojtari të kazinosë për të fituar shuma të mëdha parash

Shkruar nga Pamfleti
Pistë e re për vdekjen e kenianes, i dha informacion një lojtari

Hetimet janë përqendruar në një pistë të re për vdekjen e kenianes Joy Ayoko. Hetuesit dyshojnë se e reja që punonte si krupiere në një kazino në Tiranë i ka dhënë informacion për mënyrën se si të luante në kazino një lojtari, i cili kishte fituar shuma të mëdha parash.

Sipas burimeve, mësohet se kjo është pista e re e ngritur së fundmi. Lojtari fitues është identifikuar nga policia dhe pritet te merret në pyetje.

Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e ngjarjes. Ka dyshime të forta që manovrat e kenianes dhe lojtarit të jenë zbuluar nga stafi i kazinosë dhe kjo gjë të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

Si ndodhi ngjarja?
E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital. Shoqet e dhomës kanë dhënë dëshmi kontradiktore me njëra tjetrën, e ndërsa i dyshuar ka qenë edhe shoferi i kazinosë. Rodi Barci, 32 vjeç, ka deklaruar se ka qenë i lidhur me Joy-n, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kanë qenë të ndarë dhe nuk kishin më lidhje me njëri tjetrin. 

Joy Ayoko u gjet në gjendje kome jashtë Hostelit ku qëndronte në muajin gusht të vitit të kaluar. 22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në gjysmë koma, e pavetëdijshme dhe ndërroi jetë në Kenia.

joy ayoko vdekja dyshimet pista

Lini një Përgjigje