TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2023, 11:04

Heroina e gjetur në Portin e Durrësit, shoferi: Nuk kishim dijeni!

Shkruar nga Pamfleti
Heroina e gjetur në Portin e Durrësit, shoferi: Nuk kishim dijeni!
Pamje nga operacioni

Ditën e sotme është zbardhur dëshmia e shoferit dhe pronarit të linjës së autobusëve Durrës-Bari ku u gjetën 13 kilogramë heroinë. Drejtuesi i mjetit, Piro Rrushi ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka pasur dijeni për sasinë e lëndës narkotike që u gjet brenda autobusit.

Të njëjtën deklaratë ka dhënë edhe pronari i linjës, Mikel Pici, i cili pasi mohoi përfshirjen në këtë skemë, zgjodhi më pas të heshtë.

Ndalimi i tyre u bë një ditë më parë. Policia gjeti një sasi mbi 13 kilogramë heroinë, e paketuar në 26 pako, e mbështjellë me letër natriban. Lënda ishte vendosur në një vend të veçantë në pjesën e pasme të autobusit.Sasi e drogës u zbulua pas një hetimi disa javor, ndërsa kishte destinacion Barin në Itali.

 

heroina e gjetur në portin e durrësit deshmia

Lini një Përgjigje