Gazetari Elkier Bushkolaj u shpreh se vrasja e Ardian Nikulajt është ndër të parat në veri, në vazhdën e një serie ngjarjesh kriminale, që zbardhet.
Kjo sipas tij, vetëm falë dëshmitares që dekonspiroi grupin kriminal.
Bushkolaj u shpreh se reagimi i policisë menjëherë pas ngjarjes ishte shumë i vonuar, që çoi deri në largimin pa gjurmë të të gjithë pjesëmarrësve në vrasje.
“Në veri është ndër vrasjet e para që zbardhet për shkak të një bashkëpunëtoreje. Grupi i vrasësve mund ta kenë marrë me lehtësi dhe janë treguar të pakujdesshëm duke e konsideruar Shqipërinë një vend të dorës së dytë. Ajo që nuk qëndron në raport me policinë është se reagimi ka qenë shumë i vonuar. Një person me njohuri jo të plota për zonën është larguar nga Shëngjini në Balldren dhe Kakarriq, 14 km pa hasur asnjë patrullë. Vrasësit janë strehuar në shtëpinë e tij, kanë bujtur për një kohë të gjatë në hotelin e vëllait të Adrian Nikulajt, duke monitoruar çdo lëvizje. Pakkush do dyshonte që një vrasje e tillë në Shëngjin do merrej përsipër nga të huaj, ndryshe do të kishte qenë nëse do të ishte një vrasje në Tiranë apo Durrës”, tha gazetari.
Lini një Përgjigje