Një 77-vjeçare ka humbur jetën pasi kur automjeti që drejtonte i biri ka dolë jashtë rrugës. Aksidenti automobilistik me pasoja për jetën ndodhi në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë. Një 46-vjeçar teksa drejtonte automjetin ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën mamaja e tij, shtetasja B. H., 77 vjeçe, e cila ndodhej si pasagjere në automjet.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje