TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Gusht 2023, 12:03

Arrestimi i Edmond Dodajt në Laç bën bujë në mediat italiane: Trafikanti importoi 6 ton kokainë në Milano

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Edmond Dodajt në Laç bën bujë në mediat
Edmond Dodaj

Arrestimi në Laç i Edmond Dodajt, njërit prej emrave më të njohur të trafikut të kokainës, ka bërë bujë në mediat italiane.

Gazeta e madhe, ‘Corriere della Sera’ shkruan se 42-vjeçari Edmond Dodaj u arrestua pas 10 vitesh në arrati. 

Gazeta italiane raporton se Dodaj kishte futur më shumë se 6 ton kokainë në Milano. Droga vinte nga Holanda dhe Dodaj njihej si një nga trafikantët më të mëdhenj.

Por dilema më e madhe është se përse ai arriti të fshihej për më shumë se 10 vite. Kjo për shkak se ai ishte në kërkim që prej vitit 2013.

Gazeta shkruan se këtu futen në lojë lidhjet politike. ‘Corriere’ hedh dyshime se ai ka pasur mbrojtje politike.

“Pesha e mosveprimit 10-vjeçar është e padiskutueshme, duke pasur parasysh rolin e Dodajt në trafikun kontinental të drogës, megjithatë po hapen vëzhgime dhe po ngrihen pyetje nga hetuesit. Ndërkohë, pritshmëria e magjistratëve për të dëgjuar nga personi në fjalë, sapo të ekstradohet, është evidente, por mbetet për t’u parë nëse kanalet diplomatike dhe gjyqësore do të mund të vendosin ‘narcos-in’ në një avion drejt Italisë,” shkruan gazeta.

arrestimi i edmond dodaj mediat italiane

Lini një Përgjigje