TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Gusht 2023, 09:45

Policia aksion në Durrës, arrestohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

Policia aksion në Durrës, arrestohet 39-vjeçari i shpallur

Forcat Operacionale të Policisë së Durrësit kanë arrestuar një 39-vjeçar të kërkuar ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Këto janë pamjet e arrestimit të tij nga forcat policore, pasi kishin marrë informacion se i kërkuari fshihej në Durrës.

39-vjeçari Ermal (Fation) Skender Dumo po qarkullonte me makinë kur u arrestua nga policia.

Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit në Trento të Italisë me 6.9 vite burgim për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Procedurat për ekstradimin e tij do të kryhen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën. 

 

skender dumo durrës

Lini një Përgjigje