TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2023, 22:26

E rëndë në Delvinë/ 12-vjeçari sulmohet nga 6 qen, mbërrin në spital me plagë të shumta

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Delvinë/ 12-vjeçari sulmohet nga 6 qen,

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Delvinë, pasi një i mitur është sulmuar nga disa qen dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Bëhet fjalë për një 12-vjeçar me iniciale SH.H, që është sulmuar nga 6 qen dhe për pasojë ka marr plagë të shumta. Ai është dërguar me urgjencë në spital.

Sipas informacioneve, djali është sulmuar nga 6 qen në fshatin Rusan të Delvinës, ndërsa ndodhej në një stan. Fëmija mësohet se po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin “Petro Nako” të Sarandës.

Lini një Përgjigje