TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2023, 22:10

Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, raportohet për 2 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, raportohet

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Shëngjinin mbrëmjen e sotme, ndërsa dyshohet për 2 persona të plagosur.

Sipas raportimeve paraprake, bëhet me dije se të plagosurit kanë marrë nga një plumb në këmbë.

Ende nuk ka detaje të tjera në lidhje me ngjarjen, ndërsa ngjarja ka ndodhur tek Rana e Hedhun pranë një lokali.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur në këmbë Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një konflikt të çastit. 

shengjin arme zjarri 1 i plagosur

Lini një Përgjigje