TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2023, 14:53

Akuzohet si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Laç trafikanti i shumëkërkuar

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Laç
Pamje nga operacioni

Një 42-vjeçar i identifikuar si Edmond Dodaj është vënë në pranga në Laç, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Dodal akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike. 

"Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, FAST Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e shkëmbyera mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për një shtetas në kërkim, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Next”.

Gjatë operacionit, u kap në qytetin e Laçit dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi:

E. D., 42 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Grup kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

42-vjeçari akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të përbërë nga shtetas shqiptarë, që operonte kryesisht në Milano dhe synonte trafikun e kokainës në nivel ndërkombëtar. Pjesëtarët e organizatës kishin në dispozicion disa banesa në Milano, që i përdornin për veprimtarinë e tyre riminale.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë."-njofton policia.

arrestim

Lini një Përgjigje