TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2023, 09:21

Aksidenti tragjik në Sarandë, policia jep detajet: Automjeti drejtohej nga një 17-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Sarandë, policia jep detajet: Automjeti drejtohej

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në Sarandë ku humbën jetën 2 turistë italianë. Policia njofton se mjeti drejtohej nga një 17-vjeçar, i cili është përplasur me motorin, ku i fundit i drejtuar nga italianët.

"Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Automjeti tip Mercedes benz ka qenë me drejtim lëvizje Sarande -Ksamil dhe motori Ksamil -Sarandë",njofton policia. 

 

Lini një Përgjigje