
Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ishte i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.
Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin Ortis Banda.
Banda është dënuar nga Gjykata e Leçes në Itali me 5 vjet e 10 muaj e 16 ditë burg për trafikim droge kryer në bashkëpunim.
43-vjeçari u kap në vitin 2012 duke trafikuar kokainë në bashkëpunim me dy të tjerë, një prej të cilëve u kap në flagrancë në Maniagos së bashku me kokainën që do të trafikohej.
"Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Apartamenti”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim droge, kapet në një apartament të marrë me qira dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 43-vjeçari.
Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet FAST Albanias, Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, se në Tiranë fshihej një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Apartamenti”. Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e FAST Albanias, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin: Ortis Banda, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, në bazë të vendimit të Gjykatës së Leçes, Itali, e cila e ka dënuar 43-vjeçarin, me 5 vjet, 10 muaj e 16 ditë burgim, për “Trafikim droge”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian. Në vitin 2012, shtetasi Ortis Banda ka trafikuar një sasi kokaine, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve u kap në flagrancë në qytetin e Maniagos, me sasinë e kokainës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.", njofton policia.
Lini një Përgjigje